“Motra ishe, motra mbetesh”, Kryemadhi i “kthen reston” Ramës: Lolo televizionesh

0
1298

SHKODER- Kryetarja e LSI i është përgjigjur nga Shkodra, deklaratave të bëra nga kryeministri Rama mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë”. Arian Çani, teksa ka lexuar “sekretarinë telefonike imagjinare” të kryeministrit, është ndalur tek figurat kryesore të politikës në vend. Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ai tha: “Iku tepsia, ndaj tani ka shpëthyer dashuria për Atdheun. Megjithatë, motra ishe, motra mbetesh për të gjithë”.

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Shkodër, Kryemadhi duke reaguar ndaj komentit të kryeministrit tha se: “Rama është kthyer në një lolo televizionesh. Kryeministri duhet të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj. LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeminister lolo, dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama është një kryeministër në ikje i frikësuar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here