Maternitetit të Lezhës i mungojnë medikamentet  

0
874

Problematika ngrihet nga pacientët, të cilët edhe pse hezitojnë të flasin para kamerave thonë se një pjesë të ilaçeve detyrohen ti blejnë vetë në farmaci private

mungesat pranohen edhe mes mjekëve të maternitetit !

Mjeku gjinekolog Llesh Marku, thotë se mungesat e herë pas hershme lidhen me nevojën më të lartë se parashikimet në fillim të vitit

MarkuHerë pas here ka mungesa. Momentalisht sipas një liste që kemi mungojnë medikamentet që përdorim për narkozën, për operacionet. Ka probleme sa i përket furnizimit me doreza.

Materniteti i Lezhës, si kryeqendër e qarkut i shërben edhe rretheve Mirditë e Kurbin, sikurse edhe një pjesë të qarkut të Dibrës, ndaj edhe mungesa e medikamenteve shihet si fenomen vërtetë shqetësues

Nga ana tjetër, një pjesë e pacientëve thonë se këto mungesa i penalizojnë direkt, për shkak të pamundësisë ekonomike për të blerë tek privati medikamentet që u kërkohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here