“Buxheti 2018”,rritet cmimi i cigareve/Taksa e shtëpive, ndërtimet para 1993-shit do paguajnë më pak

0
1456
KONFERENCA E KRYETAREVE PER BUXHETIN E 2018 - Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, gjate konferences se Kryetareve e cila eshte mblidhur per prezantimin e buxhetit te shtetit te vitit 2018, nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj./r/n/r/nCHARIMEN CONFERENCE - Albania's Speaker of Parliament Gramoz Ruci, during the Conference of Chairmen gathered for the presentation of the state budget of 2018 by the Minister of Finance, Arben Ahmetaj.

Çmimi i cigareve do të rritet sërish pas janarit, kjo pasi qeveria do të rrisë sërish akcizën për duhanin. Kjo u konfirmua nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, teksa prezantoi projektbuxhetin e 2018-ës pranë Konferencës së Kryetarëve. “Akciza e cigares do të rritet. Duhej të ishte 10 lekë për paketë, por kemi menduar një rritje pak më të butë, 7 lekë për paketë”, tha Ahmetaj. Ministri detajoi aksionin e qeverisë për kompensimin e pronarëve dhe vjedhësit e ujit. “40 milionë dollarë, 4 miliardë lekë çdo vit të vendosur me një trajektore ngjitëse për të shkuar 5 miliardë lekë në vitet që vijnë për të kompensuar pronarët. Reforma e ujit pas asaj të energjisë do të fillojë në janar”, u shpreh Ahmetaj. Sipas ministrit të Financave, bizneset vërtetë të vegjël do të ngelen jashtë skemës së TVSH-së. “Pragu i TVSH do të fusë në skemë 11 mijë taksapagues, 216 mijë do ngelin të përjashtuar, ata që janë realisht të vegjël”, tha Ahmetaj. Ministri tha se ky projektbuxhet do të ulë borxhin publik. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Konferencën e Kryetarëve se do të ketë një diferencim të taksës për banesat e ndërtuara para vitit 1993. Këto të fundit do të kenë një taksë më të ulët. Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se tashmë me reformën e re do të bëhet një kalim nga taksimi fiks te vlera e tregut. Po ashtu, sipas tij do të ridimensionohet edhe kadastra fiskale.
Reagimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter”, duke iu përgjigjur akuzave të PD dhe LSI, lidhur me projektbuxhetin 2018. Opozita bojkoti sot mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të prezantohej drafti nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pas debateve me mazhorancën për çështjen e drogës. PD dhe LSI kërkuan që prezantimin e buxhetit ta bënte kryeministri Edi Rama, kërkesë kjo e artikuluar edhe nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, gjatë një konference për mediat. Por në një reagim në rrjetet sociale, Rama sqaron se qeveria do të donte debat me përgjegjësi, por sipas tij, ftesa që ka ardhur ka qenë ajo për sherr politik. “Do donim debat me përgjegjësi për projektbuxhetin 2018, po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna, jo sherri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Investimet
Ministri Arben Ahmetaj përsëriti se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i vazhdimit të rritjes ekonomike. “I rritjes së investimeve publike, rritjes së të ardhurave, uljes së borxhit publik, mbështetjes së reformave dhe vazhdimit të konsolidimit fiskal”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj përsëriti prioritetin tek investimet në infrastrukturë. Ai thotë se përparësi do të kenë akset me rëndësi kombëtare dhe është duke u diskutuar mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës për një listë të projekteve që do të përfitojnë financim. Sa u takon të ardhurave, Ahmetaj u shpreh se në 2017-ën parashikohet një rritje prej 28.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, rritje që kreu i Financave thotë se nuk bazohet tek rritja e taksave. “Rezultat i përmirësimit administrativ dhe i luftës kundër informalitetit. Nuk bazohet në rritje taksash, por përkundrazi në disa sektorë kemi pasur ulje të taksave”, deklaroi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here