Dibër – Kryemadhi: Kryeministri Lolo teatër apo prova gjenerale

0
830

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideroi si show emërimin e 12 prefektëve të rinj nga kryeministri, duke theksuar se:

KryemadhiKryeministri Lolo apo Kryeministri i Lolos bëri fushatë nëpër gjithë Shqipërinë duke na përmendur tepsinë, timonin, tutat e sportit dhe atletet. Bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë fjalë në program, pa dhënë asnjë projektim për të ardhmen dhe sot ne kemi një qeveri pa program. Kemi një qeveri që po shikojmë teatër se si emërohen apo çemërohen drejtorët apo prefektët dhe sigurisht që shikojmë dhe prova gjenerale apo teatrin e radhës nëpër televizione, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kazani i oligarkëve, të cilët i përgatisin z. Rama apo kryeministrit Lolo të ardhmen e tij qeverisëse.

Gjatë një takimi në Dibër, zonja Kryemadhi theksoi se në këtë qark u ushtrua më shumë presion gjatë zgjedhjeve, ndërsa theksoi se vota e qytetarëve u këmbyen me parcelat e hashashit.

KryemadhiQarku i Dibrës ishte një nga qarqet më të dhunshme dhe të deformimit të votës që ka pasur ndonjëherë. Edhe në qarqet e tjera por në Dibër kjo ka qenë më prezente. Zgjedhjet lokale ishin një shembull i shëmtuar që i hapi rrugën master-planit të vjedhjes së votës në mënyrën më të tmerrshme dhe përdorimit të parave të krimit. U këmbyen votat e qytetarëve me parcelat e hashashit që ruheshin nga kryepleqtë dhe u këmbyen paratë e qytetarëve me vendet e punës. Kryeministri lolo bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë program dhe sot kemi një qeveri pa program. Është një rrugë e vështirë, por është një rrugë që do të bëjë të mundur ëndrrën shqiptare për të pasur një Shqipëri Evropiane.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se ka përkeqësuar klimën ekonomike në vend. Kryemadhi u shpreh se shteti është kapur nga krimi.

KryemadhiNjerëzit besojnë se ne duhet të jemi një vend anëtar i BE-së. Ekonomia në Shqipëri po përkeqësohet çdo ditë duke varfëruar shqiptarët. Pensionet nuk janë rritur, pagat nuk janë rritur. Situata po përkeqësohet. Banka Botërore sapo konfirmoi se Shqipëria ka bërë hapa pas. Pra Shqipëria është 7 vende më poshtë.

Investitorët e huaj nuk e shohin Shqipërinë si një mundësi për të investuar. Shqipëria është në vendin e 65. Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës.

Duhet betejë dhe zgjim të ndërgjegjes kombëtare. E them këtë, sepse Edi Rama ka instaluar narko-shtetin dhe e ka dorëzuar shtetin në duar të bandave dhe krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here