Nga Durresi, Romeo Gurakuqi flet per problemet e Shkodres

0
1780

Deputeti i partise Demokratike Romeo Gurakuqi, i cili ishte i pari ne radhet e demokrateve ne qarkun e Shkodres per zgjedhjet e 25 qershorit, permes nje statusi ne facebook, ka shprehur shqetesimin e tij per investimet ne kete qytet. Ne mesazhin e tij ai flet mbi kerkesat qe ka patur bashkia e Shkodres dhe ato qe i jane miratuar nga qeveria por ajo qe bie ne sy eshte vendndodhja e tij.

Facebook e “tradheton” deputetin Shkodran, ku qartesisht dallohet vendndodhja ne Durres ndersa “qan” hallet e qytetit ku mori votat. Profesor Gurakuqi prej vitesh jeton ne Tirane.

Gjate viteve te fundit, qyteti i Shkodres ka derguar ne parlament dhjetra perfaqesues, te cilet banonin dhe jetonin ne Tirane. Kujtojme se gjate mandatit te kaluar, vetem Agron Çela i LSI-se ishte deputeti qe banonte dhe jetonte ne Shkoder dhe do te jete serish edhe per 4 vitet e ardhshme. Pervec tij, Shkodra ka edhe Lorenc Luken e partise Demokratike qe eshte i vendosur ne qytetin e tij dhe njeh keshtu nga afer problemet qe kalon i gjithe qarku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here