Rama serish sfidon gazetaret: “Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua”.

0
775

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp ku prezantoi 12 prefektët e rinj të vendit, zgjodhi t’ju përgjigjet vetëm pyetjeve që ai i shihte të arsyeshme.

 

 

Në momentin që u pyet nëse kreu i SHISH-ut Visho Ajazi Lika e kishte negociuar me të dorëhejqen, pyetja e dytë në radhë, kryeministri u përgjigj: “Kalojmë tek pyetja e tretë”.

Me sa duket edhe pyetja e tretë: “A ju shqetëson më shumë qëndrimi i Athinës zyrtare, opozitës apo Vangjel Dules” nuk i ka pëlqyer kryeministrit.

“Kalojmë tek pyetja e katërt”,- ishte përgjigjja e tij.

Në fund të konferencës ai iu kujtoi gazetarëve se ishin në krye të detyrës dhe s’mund të bënin pa të. “Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here