Basha akuzon: Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës

0
812

Pak para se të miratohej buxheti faktik i vitit 2016-të, në një seancë maratonë në foltoren e Kuvendit është ngjitur kryedemokrati Lulzim Basha. Ashtu si edhe gjatë paradites, edhe në mbrëmje ai i qëndroi mendimit se deputetët e mazhorancës ishin ulur në karriget e Kuvendit falë fushave me hashash.

E përveç kësaj ai u ndal të akuzonte sërish ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për përfshirje në Trafikun e drogës. Sipas Bashës, Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës.

“Para një jave ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u soll nga Prokuroria para këtij Parlamenti për t’i hapur rrugë drejtësisë, jo për shkak se ishte denoncuar me zë e figurë me qindra herë si zbatuesi i porosive të kryeministrit tuaj, për kthimin e Shqipërisë në hambar droge, por se kësaj radhe Antimafia italiane me regjistrime të zeza mbi të bardhe konfirmonte se Saimir Tahiri ishte përfitues i drejtpërdrejtë i miliona eurove që i derdhte për fushatën e PS. Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, të gjitha këto fakte ishin të pamjaftueshme për ju që keni ardhur në këtë parlament nga fushat e drogës”,- u shpreh ai.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here