Italia dhe Shqipëria, bashkë kundër trafikimit të narkotikëve, nënshkruhet protokoll bashkëpunimi

0
877

-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu italian Marco Minniti nënshkruan sot në Tiranë protokollin ‘Mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore’.

 

 

Marrëveshja konfirmon vullnetin e përbashkët për të zhvilluar nismat dypalëshe, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së brendshme të dy vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin policor, për parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimeve të lidhura me të.
Ndaj fjala kyç është ‘bashkëpunimi operacional’, i cili bazohet në shkëmbimin e informacionit dhe përvojën në fushën e trajnimit.

Mbi bazën e Protokollit, dy policitë do të shkëmbejnë informacione dhe kryejnë operacione të përbashkëta me qëllime parandaluese, për të identifikuar subjektet e dyshuara për kryerjen e aktiviteteve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here