Vizita – Ministri italian sot në Tiranë, takon Xhafaj dhe Metën

0
797

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në vizitën e tij në vendin tonë, Ministri i Brendshëm i Italisë do të shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.

Takimin e parë Minniti do ta ketë me homologun e tij shqiptar Fatmir Xhafaj, për të vijuar më pas me një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here