Bashkia hyn garant per tregtaret e Rusit. “Do te plotesojme ne kerkesat e AKU-se”

0
1031

 

Bashkia e Shkodres ka hyre garant per permiresimin e kushteve ne tregun e Rusit. Pak dite pasi u mbyll, kryebashkiakja ka pritur ne zyren e saj disa prej perfaqesuesve te tregtareve dhe u garantuar atyre se do te investohet ne kete treg por deri atehere dyqanet do te qendrojne te mbyllura. Ne postimin e shperndare ne rrjetin social, facebook, kryebashkiakja Ademi shkruan:

Mbështetje ndaj bizneseve në Merkatën e Rusit

“Gjatë së premtes jam njohur me problemet dhe shqetësimet e tregtarëve të Merkatës se Rusit në Shkodër. Ato kanë shprehur problematikën e mbylljes së kësaj merkate, ku 38 biznese tashmë kanë ulur qepenat pas ndërhyres se AKU, pasi nuk plotesojnë kushtet higjeno sanitare.

Gjatë këtij takimi, së bashku me tregtarët dhe AKU është rënë dakord, që të lidhen të gjitha kontratat e rregullta me Bashkinë e Shkodrës, dhe kjo merkatë nuk do të hapet deri në plotësimin e kushteve. Bashkia Shkodër ka hyrë garant në mbeshtetjen ndaj bizneseve ne plotesimin e kerkesave të kerkuara nga AKU.
Mbështetja ndaj biznesit formal dhe të rregullt është detyra jonë e përbashkët.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here