Patentat e Tahirit në makinën e Sotës, Qato: Nuk përbën vepër penale

0
1901

Drejtori i Policisë së Elbasanit doli për mediat për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Orestës Sotës.

Sotës iu gjetën në makinën që po udhëtonte, veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Altin Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e dy patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave.

“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentatve të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale”, deklaroi Qato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here