PËRGJIMET/ Filozofia e bosit të drogës Moisi Habilaj dhe Roleksi që i mbeti ‘fiksim’

0
2620

Moisi Habilaj kreu i një bande që trafikoi sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali gjatë periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, shpenzonte shuma të konsiderueshme parash për mallrat e luksit.

Në dhjetor të vitit 2013, sipas hetimeve të autoritete italian, ai merr një sasi prej 270 mijë eurosh nga Antonio Riela, pasi ky i fundit morri një sasi droge e trafikuar nga Shqipëria, nga banda e drejtuar prej Moisi Habilajt.

Pas kësaj, Moisi Habilaj bën ‘shopping’ dhe në një bisedë të regjistruar, ai i thotë Sabaudin Ccelajt se harxhoi 9.000 euro vetëm për blerjen e dy byzylykëve, “një për gruan dhe një për nënën e Saimirit”.

Por Mosisi Habilaj i mbetet një peng atë ditë: “Një orë Roleks e bukur 6.000 euro që herën tjetër do ta blejë për vetë”.

Në këtë rast, “kushëriri i rrethit të 10-të” të Tahirit, siç e ka cilësuar vetë ish ministri, përdor edhe një filozofi: Paratë mund ti shpenzojnë, gjithsesi problemet nuk mbarojnë kurrë.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here