Tjeter fitore e Vllaznisë në basketboll

0
865

Kuqeblutë mundin Kamza Basket me rezultatin 82-66

 82 me 66 është rezultati që Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar ndaj ekipit Kamza Basket. Kapiteni Berdica, Faslija, Bekteshi, Daniel Lekndreaj, dhe  Ndoja ishin të besuarit e trajnerit Bledar Gjeçaj, me të cilët e nisi përballjen me Kamza Basket mbrëmjen e se shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Gjatë minutave në vazhdim, për kuqeblutë u aktivizuan edhe Shabani, Arra, Dod Lekndreaj, Rakaj dhe  Shaqiri duke bërë qe vërshëllima përfundimtare e gjyqtarëve të takimit, të fiksonte rezultatin e përgjithshëm 82 me 66 në favor të Vllaznisë. Një fitore të merituar e ka konsideruar trajneri shkodran Gjeçaj atë që realizoi ndaj Kamzës, në të cilen më shumë vleresoi perioden e parë të cilen Vllaznia e fitoi thellësisht 32 me 15, ndërkohë që pati kritika për perioden e dytë të humbur 11-19, gjë që më pas u kompensua me dy fitoret e periodave të tjera, respektivisht me shifrat 19-16, 22-16.

Ndeshjen e ardhshme Vllaznia do ta zhvillojë në transferte me Tiranen kampione dhe pjesëmarrëse në Ligen Ballkanike, për të cilen trajneri Gjeçaj premtoi se skuadra e tij do të vazhdojë të luajë mirë në fushën e lojës.

Për takimin ndaj bardhebluve mbetet problem një nga bsketbollistët më të mirë të Vllaznisë, Damian Bekteshi, i cili me dëmtimin që pësoi në minutat e fundit me Kamza Basket rrezikon të mos jetë në fushën e lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here