DSHP, 70 punonjes s’marrin pagat

0
826

Shkak eshte bere mungesa e titullarit, nuk ka firma

Reforma kombetare qe ndermori Kryeministri i vendit, per drejtoret e hipotekave, Aluiznit dhe Spitalit ka prekur edhe drejtorine e shendetit publik Shkoder.Qe nga data 12 tetor ky institucion eshte pa nje titullar. Pervec ç’organizimit ne detyrat dhe funksionet qe ka DSHP, pasojat e ketij vendi vakant kane prekur edhe vete punonjesit. Burime prane DSHP Shkoder, bejne me dije se ende nuk kane marre pagat e muajit tetor. Shkak eshte bere mos firmosja e tyre nga titullari dhe pa firmen e tij dega e thesarit nuk kryen asnje veprim. Pas shkarkimit te ish drejtorit Zamir Farusha, ky post vijon te mbetet bosh ndonese jane perfolur disa emra. Po ashtu ndryshe nga titullaret e spitaleve ku deri ne emerimin e drejtoreve te rinj pas konkurimit te zhvilluar, jane lene te komanduar drejtoret e meparshem, tek shendeti publik nuk eshte perdorur e njejta strategji, e duket se ne kete rast ka ndikuar sfondi politik qe ministria e linjes ka perdorur. Ketu largimi i titullarit ka qene i menjehershem dhe prej 1 muaji vendi eshte lene vakant pa marre parasysh pasojat qe shkaktohen tek punonjesit, te cilet dalin ne pune si numer por veprimet e tyre jane nul dhe ne te njejten kohe nuk perfitojne pagat. Askush nuk di te thote se kur do te emerohet drejtuesi i ri dhe aq me pak se kur do tu kalojne pagat 70 punonjesve qe prej tetorit jane ne pritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here