Merret peng dhe grabitet nje shtetas

0
1252

Ngjarja ne Laç, i marrin makinen dhe 20 mije leke

Një person në Laç është mbajtur peng për disa orë nga persona të panjohur, të cilët më pas edhe e grabitën. Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së datës dy nëntor, por policia e njoftoi 3 ditë më vonë, pasi ka arritur të zbulojë makinën e vjedhur dhe jo autorët. Sipas denoncimit të personit të dëmtuar, shtetasit me inicialet A. T, grabitësit e kanë ndaluar në vendin e quajtur “Fushë Milot”, ndërsa ai ishte duke ecur me mjetin e tij. Prej aty e kanë futur në një banesë të braktisur dhe duke e kërcënuar i kërkonin tu tregonte ku kishte fshehur pjesën tjetër të lekëve. Ata u larguan duke marrë me vete makinën tip Golf dhe 200 mijë lekë. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësine e provës, automjetin tip ‘Golf’ te vjedhur, pak orë me vonë.  Grupi hetimor po vijon punën intensive për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave, si dhe zbulimin e kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Heqjes së pa ligjshme të lirisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here