Familjet tregtare të Shkodres në vitet ’40/ Ja çfarë importonin shqiptarët e pasur sipas dokumentit italian të kohës

0
1558

Një raport vjetor për mbretërinë italiane të vitit 1940 jep një seri të dhënash për situatën në Shqipërinë e atyre viteve.

Raporti përmban të dhëna të konsiderueshme lidhur me gjendjen e atyre viteve në transport, burime natyrore, tregti etj.

Përtej disa mangësive të vogla që ka raporti, një e dhënë e rëndësishme e tij është ajo që lidhet me situatën e tregtisë së atyre viteve, ku evidentohen me emra dhe me natyrë aktiviteti çdo tregtar apo familje tregtare e atyre viteve.

Një pjesë e këtyre tregtarëve pas luftës do të përballeshin me tatimin e jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin; një proces që vijon të ketë ndikim edhe në ditët e sotme ku pasardhësit kërkojnë dëmshpërblim për aktet e viteve ‘45-‘46.

Në serinë e publikimit të raportit për tregtarët e Shqipërisë së viteve ’40, fokusimi është fillimisht te eksportuesit.

Në pjesën e raportit që përmban listën e eksportuesve dhe të produktit për 14 qytete të vendit, autoritetet e kohës kanë shënuar 44 tregtarë e familje tregtare që merreshin kryesisht me eksportin e produkteve bujqësore.

Kompanitë eksportuese të vitit 1940

Shkodër

  1. Tara Brahimi-Arra
  2. Gaspër Çurçia & De Angelis-Trungje peme
  3. Muhamet Draçini-Lesh
  4. Kahreman vll. Ahmeti- Vezë
  5. Kin Vll. Fishta- Erëza
  6. Shaqir Miloti-Arra
  7. Caf Vila-Duhan i paketuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here