Saturday, May 4, 2024
Home Aktualitet Ministri britanik: Peshqit e mëdhenj të kapen, jo të dalin nga rrjeta

Ministri britanik: Peshqit e mëdhenj të kapen, jo të dalin nga rrjeta

0
953

Ministri i shtetit britanik për Europën dhe Amerikën Sir Alan Dunkan tha se peshqit e mëdhenj në Shqipëri duhe të kapen dhe jo të dalin nga rrjeta. Në prezantimin e operacioni “Forca e Ligjit” ai tha se krimi i organizuar është një plagë që duhet të luftohet bashkarisht, pasi në të kundërt infekton Shqipërin, Ballkanin, por edhe Britaninjë.

“Krimi i organizuar është një plagë që ne duhet ta luftojmë bashkërisht pasi na infekton të gjitëve ne këtu në Shqiëpri në të gjithë Ballaknin deri në Mbretërinë e Bashkiar.

Kriminelët po mbushin xhevat në kurris të qytetarvë që i binden ligjit dhe në kurriz të arkës së shtetit. Duke bërë këtë gjë ata mionojnë institucionet shtetërore. Po ashtu ata nuk treogojnë pikë mëshire ndaj të dobtëve. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë bashkë në shtetet tona. Vlerësoj praninë të 3 ministrave shqiptarë. Kjo tregon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta trajtuar këtë rrezik kompleks nga çdo drejtim i mundshëm. Pra një qasje gjithëqeveritare ka për të qenë thelbësore në rast se do ta fitoni këtë luftë.

Shqipëria ka treguar me vperimet e saj kundër kanabisit se çmund të arrijë më vullnetin politik, pra se mund të arrijë gjithcka dhe duhet të ketë një fund në lidhje me mosndëshkueshmërinë pasi peshqit e mëdhenj duhet të kapen, nuk duhet të dalin nga rrjeta. Nëse individë të dillë ndiqen penalisht dhe dënohen ky do të jetë një mesazh i qartë se Shqipëria e ka seriozisht luftën lundër krimit të organizuar”, tha Sir Alan Dunkan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here