“SHPËRTHEN” MINISTRI GJINKURI: PASURITË E NAFTËS DHE GAZIT PO PËRPLASIN QEVERINË ME PRIVATIN, DO NDRYSHOJMË KONTRATAT

0
989

 

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës ka ngritur si shqetësim të madh përplasjet mes qeverisë kontraktorëve privatë lidhur me pasuritë e naftës dhe gazit.

Për këtë, Gjiknuri tha se është parë e nevojshme që të hartohen kontrata të reja me një tjetër model, me qëllim që të shmangen përplasjet dhe se secila palë e përfshirë të marrë fitimin që i takon.

“Pasuritë e naftës dhe gazit shpesh bëhen burim konfliktesh. Ka patur përplasje mes qeverisë dhe kontraktorëve private, konfliktet juridike. Është mometni të ndryshojmë modelet e kontratave. Risku i transferohet shtetit, shteti të marrë 50% të fitimit. Po punojmë me ministrinë e Financave edhe me asistencë ndërkombëtare. SHBA në fushën e hidrokarbureve do të na ofrojnë model më të qëndrueshëm që të ulim edhe kosot e monitorimit, dhe të bëjmë sistem më të thjeshtë fiskal. Të përfitojmë të ardhurat tona që në fuqinë e parë të naftës. Ne jemi për respektimin e marrëveshjes, por pse jo të hapim diskutim të drejtë që secila palë të marrë atë që i takon. Jemi kujdesur të përmirësojmë tërmat e përfitimit, që shteti shqiptarë të marrë nga 10 në 15%. Kemi hapësira të tjera të naftës për të bërë përmirësime. Shqipëria ka burime natyrore”, tha Gjiknuri.

INSTITUTI I NAFTËS

Ministri tha se së shpejti do të ngrihet edhe institute i naftës për të patur një menaxhim më të mirë të burimeve të naftës.

“Kemi nevojë për një reformë në strukturën e hidrokarbureve, për të patur menaxhim më të mirë të burimeve, për të kapur kapacitete më të mira, e për këtë do krijojmë instutin e naftës dhe gazit. Ekspertët amerikanë që erdhën në Shqipëri shihen si hallkat e nevojshme për ta financuar dhe mbështetur. Ky institute do të ketë ekspertë të mirë teknikë që do të na ndihmojnë për negociata dhe kontrata.  Industria e naftës ka edhe ndotje mjedisore, na kanë munguar në kontrata. Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi përmes institutit, që të kemi zhvillime të qëndrueshme”, u shpreh ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here