Vaksina anti-grip mberrin ne Shkoder

0
1076

Reka: Po aplikohet ne çdo qender, kryesisht nga mosha e trete

 Vaksina anti-grip ka mberritur edhe ne Shkoder. Prej 2 javesh eshte shperndare ne qendrat shendetesore. Alba Rekaj, mjeke ne qendren numer 4 thote se vaksina behet mbi moshen 9 vjecare, ndersa jane lajmeruar kryesisht grupet e rriskuara per tu prekur nga virusi i gripit.

Reka thote se cdo vit virusi ndryshon, prandaj vaksinimi duhet te kryhet edhe nga personat qe jane vaksinuar nje vit me pare. Ndersa interesi me i shtuar eshte tek mosha e trete,kryesisht ata qe vuajne nga semundjet kronike.

Kjo qender shendetesore ka kerkuar rreth 300 vaksina, por ne rast konsumimi atehere numri i vaksinave mund te shtohet. E njejta procedure po ndodh edhe ne qendrat e tjera si ne qytet ashtu edhe ne fshat. Një vit më parë, 16 persona të sëmurë kronikë humbën jetën për shkak të komplikacioneve që shkaktoi epidemia e gripit. Këtë vit ka një ndryshim, të paktën në ndërgjegjësimin për t’u vaksinuar, prandaj edhe bluzat e bardha apelojne qe te kryhet vaksinimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here