Bumçi: Shqipëria,baza e krimit. Bushati:Kemi plan ambicioz

0
696

 

Krimi i organizuar është bërë shkak për debate të forta edhe te Komisioni i Integrimit. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, është përplasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa e ka pyetur këtë të fundit për ndikimin e krimit dhe trafikut në procesin e integrimit.

Më tej, ai ka përmendur dhe raportet e huaja dhe ardhjen e ekspertëve të huaj, që sipas tij, tregojnë rritjen e krimit janë vend. Nga ana e tij, ministri Bushati ka deklaruar se qeveria ka një plan ambicioz për të luftuar krimin, duke kërkuar dhe bashkëpunimin e vendeve dhe agjencive serioze.

Bumçi: Sa ndikon krimi dhe trafiku në procesin e integrimit? Raportet e huaja tregojnë për rritjen e krimit. Edhe fakti që vijnë ekspertë të huaj tregon shqetësimin e vendeve tjera. Shqipëria është baza në rajon e krimit të organizuar.

Bushati: Krimi i organizuar nuk ka kufij. Ndonjëherë krimi është aq i sofistikuar. Qeveria ka një plan ambicioz për të luftuar krimin. Kemi kërkuar bashkëpunimin e vendeve dhe agjencive serioze për të luftuar krimin.

Tabaku: Përshëndes qeverinë për fondet që u dha për organet e Vettingut.

Bushati: Procesi i integrimit zgjat përtej një mandati qeverisës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here