Policia ben ndalimin e 49 vjeçarit te shpallur ne kerkim

0
1090

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 11 muaj e 3 ditë burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim .

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim policor:

-Mark Çuku, 49 vjeç, banues në Malecaj-Lezhë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, me vendim nr.86, datë 02.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 11 muaj e 3 ditë burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109/b/1-25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here