Braçe: Mbahu Lul! Drejtësia për burra është!

0
926
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku eshte diskutuar ne parim projektbuxheti i vitit 2015./r/n/r/nLwmaker Erion Brace, speaking during a Parliamentary economy and finance committe.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se pas retorikës së tij të ashpër qëndron frika nga drejtësia.

Në një koment në Facebook, Braçe thotë se Basha ka frikë nga drejtësia për 21 Janarin dhe Rrugën e Kombit.

Deklarata e Erion Braçes në Facebook:

Mbahu Lul! Lulzim Basha ka nje problem te madh; Eshte shtatezene, ka nje lepur te madh ne bark! Nisja e Vetting-ut, pra, kalimi ne site i kastes se Drejtesise aktuale qe ka garantuar Pandeshkueshmeri, e shqeteson pa mase.

Por, nisja e nje operacioni te madh ligjshmerie dhe antikrim,  asistuar nga eksperte nderkombetare ne luften kunder krimit, e tromaks akoma me shume.

Pra, hetime profesionale dhe heqja reale e imunitetit dhene nga prokurore e gjykates te tij, e tmarrojne pa mase. Ai e demonstron friken! Lulzim Basha me shume se kushdo ne kete vend, e ka ne fytyren e verdhe friken! Dhe ka arsye! Cdo fjalim i tij para kujtdo, ka kete fytyre ne cdo germe. Nuk ja heq dot asgje;  as alibia me drejtesine qe po kapet apo prokuroret qe po sumohen.

Shikoni; Lulzim Basha u hetua, u akuzua zyrtarisht, ligjerisht per korrupsion, ju dorezua akuza dhe provat dhe, ai shpiku minutat procedurale per te mos u gjykuar kurre. Prokurori i Pergjithshem pas kesaj u shkarkua! Gjykatesit qe vendosen te mos e gjykojne jane ende ne sistem. Lulzim Basha ishte ne krye te ministrise se Brendeshme, kur Garda e Republikes-nen varesine e tij, vrau ne mes te bulevardit kater qytetare paqesore e te pa armatosur.

Hetimet paraprake, identifikuan zinxhirin komandues te Gardes, ne detyre, si targetin e menjehershem te hetimit; Per ta prokuroria leshoi urdher arresti! Lulzim Basha refuzoi te zbatonte urdhrin e prokurorit per arrestimin e tyre, perfshire drejtperdrejt ne vrasje te katerfishte. Lulzim Basha e dinte mire, pa mbrojtje politike, secili prej tyre do fliste per urdherdhenesin!

Prokurori i Pergjithshem pas kesaj u shkarkua! Gjykatesit qe gjykuan ne liri dhe liruan per fare vrasesit e Gardes, jane ende ne sistem. Patjeter qe vetem kaq, ta prishin gjumin, gjumi i tille te prish diten dhe dita e prishur, nje, dy, tre, kater, nje vit, dy, te zverdhin fytyren sapo sistemi qe ka garantuar pandeshkueshmerine edhe per krime kaq te tmerrshme, bie!

Mbahu Lul! Drejtesia per burra eshte!

Drejtesi do jete, jo hakmarrje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here