Vllaznia-Lushnja në “L. Boriçi”

0
1102

Përfundon rimbjellja e barit, FSHF “OK” stadiumit

Proçesi i rimbjelljes së barit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” ka përfunduar me sukses. Ky është konstatimi i ardhur nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët ishin paraditen e së enjtes në Shkoder dhe vëzhguan nga afër fushën e stadiumit, ku i dhanë OK që ndeshja, Vllaznia-Lushnja të luhet në këtë impjant. Problemet që paten dalë me fushen, një pjesë e së cilës ishte pushtuar nga thatësira e barit, bëri që strukturat e FSHF-së t’i kërkonin firmes turke që është marrë me punimet e tapetit të ndërhyjë për riparimin e saj duke rimbjellje kete siperfaqe. Për këtë arsye, Vllaznia humbi një nga ndeshjet e saj të rëndësishme, atë me Skenderbeun, të cilen u detyrua ta luante në transferte. Lajmi se kjo ndeshje luhet ne Shkoder bëhet zyrtar edhe nga ana e klubit të futbollit Vllaznia duke informuar opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë që Vllaznia-Lushnja që luhet për llogari të javës së dhjete do të zhvillohet të mërkuren e ardhshme me datë 15 nëntor, në oren 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Sipas kalendarit të hartuar nga FSHF, në të njëjtën orë të së premtes do të luhet edhe ndeshja tjetër, Luftëtari-Teuta, ndërsa në orën 17.00 po të së mërkures luhet sfida më e rëndësishme e kësaj jave, Flamurtari-Skenderbeu. Dy çiftet e tjera të kësaj jave, Laçi-Partizani dhe Kamza-Kukësi, janë planifikuar të luhen një ditë më pas, të enjten, që të dyja në orën 14.00. Në pritje të kësaj ndeshje, kuqeblutë vijojnë përgatitjet me intensitet të plotë, dëshmi e së cilës janë aplikimet me nga dy seanca stervitore në ditë. Ashtu si edhe të mërkuren, edhe të enjten programi i hartuar nga tekniku Gjika ka qënë i tillë me nga dy seanca në ditë. Referuar sektorit të infermierisë, duhet thënë se krahas  mbrojtësi të djathtë Olsi Gocaj, në këtë sektor është parë të jetë edhe mesfushori Florind Bardulla. Diten e enjte ato janë parë të zhvillojnë stervitje të diferencuar me vrapime rreth fushes, ndërkohë që me terapinë intensive që po bën me to stafi mjekësor shpreson që në ndeshjen me Lushnjen, ato të jënë gati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here