Kokona: Më 15 dhjetor hapet Burgu i Shkodrës,ja sa fonde duam

0
1573

Sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Edlira Kokona, ka raportuar sot te Komisioni i Sigurisë për buxhetin e 2018 në Burgje. Kokona ka deklaruar se duhen fonde shtesë për uniformat e punonjësve të policisë që punojnë në burgje, si dhe për mirëmbajtjen e burgjeve.

Ajo tha se shuma e përgjithshme që kërkon Drejtoria e Burgjeve është 371 milionë lekë, ndërsa shtoi se më 15 dhjetor hapet dhe Burgu i Shkodrës.

“Më 15 dhjetor hapet Burgu i Shkodrës. Kemi nevojë për fonde shtesë në shifrat 182 milionë lekë për mirëmbajtjen e burgut dhe fond shtesë për uniformat e punonjësve të policisë që punojnë në burgje. Shuma e përgjithshme që kërkon Drejtoria e Burgjeve, fonde shtesë, është 371 milionë lekë. Pra, këto për mirëmbajtjen e burgut të ri të Shkodrës dhe uniformat. Fondi për uniformat është 188 milionë lekë’, tha Kokona.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, deklaroi në Komision se kostoja e një të burgosuri është 20 mijë lekë të vjetra.

“20 mije leke te vjetra kostoja per nje te burgosur”, tha Çuko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here