Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Komisionerin europian të Zgjerimit Z. Johaness Hahn.
Takimi është mbajtur në zyrën e grupit parlamentar të LSI në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkaq mësohet se në fokus të bisedës janë zhvillimet e fundit në vend dhe gjithashtu avancimi i Shqipërisë në raport me BE. Në takim ishte i pranishëm dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.