Rama në Burrel: Çfarë ka më shumë Nard Ndoka se një fshatar i thjeshtë?

0
998

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Burrel platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Rama tha duke u regjistruar në platformë, qytetarët kanë mundësi të bëjnë sugjerime, ankesa dhe të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes. Ai tha se përmes kësaj platforme administrata është në shërbim të qytetareve.

 

 

“Në administratë ka shumë njerëz të mirë, por ka edhe parazitë dhe grabitqarë që i shikojnë njerëzit nga xhepi. I sorollasin njerëzit pafund. Ky është një aplikacion që duke e futur në xhep, fut në xhep qeverinë. Mjafton të hysh në platformë të regjistrohesh dhe menjëherë bëhesh pjesë e bashkëqeverisjes. Çfarë ka Nard Ndoka më shumë si deputet më shumë se çdo fshatar tjetër i Shqipërisë. Pse Nard Ndoka merr shërbim direkt për një çështje? Se ai është deputet. Pra çdo qytetar duhet të marrë pushtetin që ka për të influencuar qeverinë”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here