Zyrtari i lartë gjerman flet, për Tahirin: Jo abuzim me imunitetin, për tu mbrojtur nga drejtësia

0
1296

 

Christian Hellbach, drejtor për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, ka dhënë sot një intervistë të gjatë për DW seksioni shqip, ku komenton situatën në rajonin tonë, dhe pritshmëritë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në BE.

Pasi flet për procesin e Berlinin, Hellbach është pyetur edhe për situatën aktuale politike në Shqipëri. Por edhe më specifikisht për investigimin që ka nisur për korrupsion dhe lidhje me grupet e trafikut të drogës, të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe dorëheqjen e drejtorit të shërbimeve sekrete.

Diplomati i lartë gjerman ka deklaruar qartë për rastin “Tahiri”, se nuk duhet abuzuar me imunitetin parlamentar për të mbrojtur të mandatuarit prej aksesit të drejtësisë.

“Një nga detyrat thelbësore të Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në është lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë arsye do të nevojitej konsolidimi i organeve ligjzbatuese në aktivitetin e tyre si edhe procese të ndjekjes penale pavarësisht personit.

Po kështu nuk duhet të abuzohet me imunitetin parlamentar për të mbrojtur të mandatuarit prej aksesit të drejtësisë, nëse ka mjaftueshëm momente konkrete dyshimi. Ky është një imperativ i shtetit ligjor”, ka deklaruar drejtori për Europën Jug-Lindore, në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here