PD kërkoi përjashtim e Ndreut, maxhoranca e refuzon. Ruçi: Ka ndodhur në komision

0
1027

Pak pas dorëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike, që iu dorëzua Byrosë, për përjashtimin me 10 ditë nga seancat të deputetit Pjerin Ndreu, Kuvendi ka refuzuar kërkesën e opozitës. Sipas burimeve mësohet se në mbledhjen e Byrosë u refuzua kërkesa, ku PD pretendonte se socialisti kishte kërcënuar dhe bërë thirrje për ushtrim force ndaj deputetit Ervin Salianji.

 

Burimet pohuan se i pranishëm ne mbledhje ishte edhe Pjerin Ndreu. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se; “Kjo mbledhje nuk munda ta shqyrtojë këtë rast sepse byroja nuk jep ndëshkime kur njerëzit shahen e fyhen ne komision. Ka parashikime veç për seancat plenare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here