REVOLTOHET DEPUTETI I LSI: KJO ËSHTË TRAGJEDIA MË E RËNDË PËR SHQIPËRINË

0
675

 

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas qarkullimit të informacionit se Shqipëria është kthyer në një nyje të trafikut të heroinës.

Sipas Petrit Vasilit përgjegjësi i vetëm për këtë raport të Qendrës Europiane të Drogave dhe e Varësisë së Drogave është kryeministri Rama.

“Pergjegjesia per drogen do ta shoqeroje kryeministrin gjithe jeten…

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qarte, “Qe Shqiperia eshte transformuar ne nje nyje te trafikut te heroines.”
Kjo eshte tragjedia me e rende per Shqiperine per te cilen ka vetem nje pergjegjes; ai eshte kryeministri.
Jo vetem qe nuk e luftoi drogen, por e mbeshteti, e shfrytezoi, e perdori ate.

Ai eshte kryefajtori, qe PENGOI DREJTESINE, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre qe akuzoheshin nga prokuroria dhe partneret nderkombetare dhe kete e beri ne parlamentin shqiptar ne syte e gjithe botes.
Po Shqiperia eshte nyje trafikut te heroines. Kryeministri eshte autor i vetem dhe kryesor i saj dhe ai duhet te pergjigjet per kete.

Llogjet e tij kilometrike jane vetem devijim deshperues per t’i ikur kesaj pergjegjesie shume te rende, qe do ta shoqeroje gjithe jeten, po gjithe jeten ama…”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here