51-vjecari italian befason policine e Tiranes, ja cfare ju gjet gjate kontrollit

0
1926

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas italian. Shkak është bërë një shumë e konsiderueshme parash me të cilat italiani po udhëtonte drejt vendit të tij, duke befasuar policinë.

 

 

Zyrtarisht policia thotë se u kryen veprimet hetimore në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim  të shtetasit M.C., 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.

Veprimet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Policia ka bërë sekuestrimin e vlerës monetare.

Veprimet e para hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here