TRONDIT NGJELA, FLET ME EMRA: MARRËVESHJA E DETIT ME GREQINË DO FUNDOSË SHUMË FIGURA POLITIKE, PO VDESIN NGA FRIKA, JANË TË BLERË NGA GREKËT

0
1276

 

Avokati i njohur Spartak Ngjela nëpërmjet një statusi ka shkruar se Marrëveshja e detit do të fundosë shumë figura politike.

Ai shton se në një prizëm perëndimor të korrupsionit kjo marrëveshje mund të fundosë kryeministrin grek Karamanlis, ish-kryeministrin shqiptar Berishën, ministrën e jashtme greke, Bakojanis dhe ish-ministrin e jashtëm Basha.

Ngjela shkruan se sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë.

STATUSI I PLOTË I NGJELËS

Marrëveshja e detit dhe shqiptarët e Ballkanit.

Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve si Arbëri është fshehur nga fuqitë e mëdha europiane në 200 vjet rresht. Tani gjithçka po shkon drejt të vërtetës.

l.

Sot ka dalë frika e shqiptarëve e imponuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor: Çamëria po flet shqip hapur. Edhe Maqedonia gjithashtu. Edhe Mali i Zi.

Shqipëria sot ka dy kryeqytete në Ballkanin Perëndimor, Tiranën dhe Prishtinën; dhe ka dhe dy aleatë të mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë.

Sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë.

ll.

Marrveshja e detit, në një prizëm perëndimor të korrupsionit ndërshtetëror internacional, mund të fundisë kryeministrin grek Karamanlis, kryeministrin shqiptar, Berisha, ministren e jashtëme greke, Bakojanis, dhe ministrin e jashtëm shqiptar, Basha. Por ndoshta dhe shumë të tjerë.

Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha, Basha, janë blerë nga grekët. Flitet për një ishull grek dhe një shumë tepër të madhe.

Shenjat tregojnë se kryeministri aktual grek e ka kapur këtë kartë dhe kërkon të shkatërrojë Demokracinë e Re, e cila ka ngjitje në sondazhet e fundit.

Por nuk është vetëm interes politik i kryeministrit Cipras, por edhe interesi i perëndimit atlantiko-gjerman që ka kapur faktet.

Të shohim sesi do të precipotojnë ngjarjet.

Po Rama, do ta mbrojë prapë Saliun?

Prisni se do të shikoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here