DEPUTETI I LSI PETRIT VASILI JEP ALARMIN: KJO ËSHTË VJEDHJE E NDYRË DITËN PËR DIELL, NA KUSHTON 2.5 MILIONË EURO

0
755

 

Kreu i Grupi Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se palmat e autostrdës Tiranë –Durrës do të hiqen dhe do të zëvendësohen me pisha deri në fund të këtij viti.

Vasili e konsideron këtë nismë një vjedhje dhe turp për qeverinë Rama.

“Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp!

Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane,u asgjesuan,ju vodhen njerezve te thjeshte.
Specialiste,media,shoqeri civile,politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell.
Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar.
Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha.
A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave.
Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes,ky i ka te dyja”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here