Deklarata per ambasadoret,Vasili: Krimi ne krye te qeverise largon dhe përze investimet e huaja

0
813

Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot me ambasadorët për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri.

 

 

Vasili në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut theksoi se është krimi në krye të qeverisë ai që ka larguar investimet e huaja nga vendi. Mes të tjerash Vasili pohoi se investimet e huaja largohen pasi pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund.

MESAZHI I VASILIT
Krimi ne krye te qeverise largon dhe përze investimet e huaja.
Qe droga dhe krimi i organizuar jane ulur kembekryq ne Shqiperi e thote BE,SHBA,OSBE dhe gjithe media boterore.
Kur e thote opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca te tjereve, qe i rrijne nga pas eshte faj,gabim,herezi.
Po po, droga dhe krimi i bere njesh me pushtetin po e shkaterrojne vendin.
Pergjegjesia ka vetem nje emer qe eshte kryetrafikanti, qe urdheroi te pengohej drejtesia per ish ministrin e akuzuar nga Europa.Edhe per kete e gjithe Europa po flet.
Ndaj largohen investimet e huaja,sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndersa krimi i mbeshtetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton. Fjalimet e kryeministrit per diplomaci ekonomike jane humor ku qeshin e gezojne trafikantet dhe qajne e hidherohen shqiptaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here