Kreu i Policisë Rrugore: Ashpërsim masave ndëshkimore për ata që përdorin celularin në timon

0
1195

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, thotë se ndryshimet në Kodin Rrugor synojnë uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Duke folur për mediat në kuadër të fillimit të Javës së Sigurisë Rrugore, Tola tha se numri i kontrolleve në rrugë do të jenë të shtuara.

Ai theksoi se policia tashmë ka rreth 20 radarë të lëvizshëm, të cilët do të mundësojnë kontrolle të vazhdueshme në territore të ndryshme.

Sa i takon ndryshimeve në Kodin Rrugor, drejtori i Policisë Rrugore tha se synohet ashpërsim i masave për drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon.

“Policia Rrugore ka qenë iniciatorë e ndryshimeve në Kodin Rrugor. Besoj se zhvillimet e trafikut dhe qarkullimit rrugor, ku me avancimin e madh të teknologjisë edhe është më e vështirë të mbahen nën kontroll drejtuesit e mjeteve, e kanë bërë të nevojshme që ne të kalojmë në një fazë tjetër. Përdorimin e celularit nuk mund ta parandalojmë me masën ndëshkimore që kemi ne sot. Po kështu edhe ashpërsimi i masave ndëshkimore do të bëjë që të ulët numri i rasteve të përdorimit të celularit në timon, duke sjellë kështu edhe ulje të numri të aksidenteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here