Wednesday, May 8, 2024
Home Aktualitet Lezhe-Deshmia e gruas kur e pa shtepine perfshire nga flaket

Lezhe-Deshmia e gruas kur e pa shtepine perfshire nga flaket

0
1069

Mes lotëve, gruaja e shtëpisë që u dogj ka rrëfyer momentet e tmerrit. Duke folur për mediat, Mimoza Zyberi thotë se kishte dalë bashkë me burrin për të mbushur bombulën e gazit, ndërsa djalin nuk e kishte në shtëpi.

Ajo tha se mori vesh lajmin vetëm kur ka mbërritur në shtëpi dhe ka parë policinë, ndërsa thotë se nuk është në dijeni se si banesa është përfshirë nga flakët.

Mimoza Zyberi: Unë isha duke mbushur bombulën, kam dalë njëherësh me burrin as djalin nuk e kam pasur. Kur erdha në shtëpi pashë policinë edhe kur erdha pashë shtëpinë në flakë. Nuk di ça të bëj, u habita unë, burri dhe djali. Sesi ka rënë zjarri nuk e di, vetëm zoti e di. Të gjitha pajisjet i kam blerë të gjitha pajisjet me lekë, nuk mi ka fal askush, Unë dhe burri jemi të sëmurë, e dinë të gjithë që unë jam me ilace. Ku kam mundësi ti blej unë.

Ndërsa një banore e pallatit tha se ishte në shtëpi bashkë me 6 fëmijët kur shtëpia u përfshi nga flakët. Ajo tha se vajza e saj u dërgua në spital pasi u asfiksua.

Banore: Ishim në shtëpi, këta nuk ishin në shtëpi, as e zonja e shtëpisë, kishte dalë të mblidhte ndonjë kanaçe për të fituar bukën e gojës, i shoqi kishte dalë, vetëm kur ka plasur flaka direkt. Dyert kanë qenë të gjitha mbyllur. 6 kalamajt ka qenë duke mi bllokuar tymi, vajzën ma kanë çuar në spital se i është bllokuar fryma prej tymit. Zjarrfikësja erdhi kur e njoftuan. Vajzës i kanë rënë të fikte se ishin 6 kalamajtë brenda. Vetëm ndonjë shkëndije korenti mund të ketë qenë, se këta të shkretet skanë asgjë brenda se janë fukarenj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here