Dosja e biznesmenit me 863 mijë euro i kalon Krimeve të Rënda

0
920

Biznesmeni 25 vjecar i arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro kesh dhe dy patentat e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në makinë do ta zhvillojë betejën e tij me drejtësinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjykatë e Apelit Durrës i dha fund zinxhirit të proceseve në shkallët e ulta të sistemit dhe ia delegoi dosjen krimeve të Rënda, një ditë pasi kjo e fundit mori në shqyrtim cështjen dhe la në burg të riun.

Kërkesa për procedurë e parashtruar nga prokurori i çështjes gjeti dakordësinë e avokatit të 25 vjeçarit i cili vetë nuk u paraqit në sallë.

Përballë këtyre zhvillimeve në hetimin e çështjes, trupi gjykues me relator Petraq Dhimitrin, rrëzoi një kërkesë të mëhershme të mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin.

Me këtë vendim të gjykatës së Apelit Durrës, tashmë dosjet e biznesmenit dhe të gjitha procedurat do të ndiqen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda

Biznesmeni 25 vjeçar akuzohet për tre vepra penale: “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ai u ndalua më 1 nëntor në Elbasan, ndërsa udhëtonte në një makinë me 863 mijë euro kesh të cilat ka thënë se do ti linte si garanci pranë firmës Kurum për blerjen e rreth 4 mijë ton hekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here