I kërkoi fonde shtesë për pastrimin, Rama nuk e harron Voltanën: Ju e dini sa e dua, por …

0
2053
Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres. 31 Gusht 2016/r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and Shkodra's Mayor Voltana Ademi inspects works on the stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” për pastrimin e mjedisit, nuk ngurroi t’i kthente përgjigje edhe ankesave të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

 

“Shumë nga bashkitë nuk kanë vend të depozitojnë. Nuk mund të operojmë përmes gjobitjeve, bashkitë nuk mund ta bëjnë kështu. Mungojnë fondet për investime dhe operime në nivel kombëtar, duhen bërë me urgjencë”- tha pak më herët Ademi.
Ndërsa Edi Rama tha se çdo kryebashkiak duhet të mbajë përgjegjësi për ndotjen e qytetit të v et dhe këtu përmendi kryetaren e Shkodrës.

“Ju e dini sa e dua Voltanën, dhe duke respektuar praninë e saj, dua të them që këtu nuk ka majtas e djathtas. S’ka lojë me plehra, boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashkët,” tha Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here