Meteorologët parashikojnë një mot pa reshje në të gjithë territorin

0
1084

Edhe gjatë ditës së nesërme, meteorologët parashikojnë një mot pa reshje në të gjithë territorin, ndërsa temperaturat do të jenë të ulta.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot (e martë, dt.21) dhe nesër (e mërkurë, dt.22) nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Nesër (e mërkurë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– Në bregdet: 7 °C / 16 °C

– Në vendet e ulta: 2 °C / 15 °C

– Në vendet malore: – 2 °C / 9 °C.

Era rritet të fryjë e lehtë, ndërsa në veri të vendit deri mesatare.

Sipas Meteoalb: Nesër, kthjellimet dominojnë ultësirën perëndimore por vranësira kalimtare shfaqen herë pas here në zonat Lindore. Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët me vranësira kalimtare në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në mëngjes dhe mesditë duke ngjitur maksimumin territorial mbi 17°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here