Konventa Kombetare e LGI, Kryemadhi: Edi Rama, Largohu !

0
809

Nga Konventa Kombetare e LGI-se ne Pallatin e Kongreseve, Tirane

Kane qene te shumta gratë dhe vajzat Shkodrane, qe nga sheshi para Grand Hotel Evropa, te organizuara nen kujdesin e deputetit te LSI-se për Qarkun e Shkodrës, Agron Çela, u nisen dhe morën pjese ne Konventën Kombëtare te Lëvizjes se Gruas për Integrim, qe u zhvillua pasdreken e te mërkurës ne Pallatin e Kongreseve, Tirane. Kjo konvente shprehi edhe njëherë fuqishëm mbështetjen qe gratë dhe vajzat e Shqipërinë i japin Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen kundër asaj që ajo e quajti “narko-shteti”. Ajo sfidoi kryeministrin  Rama duke i kërkuar se nëse beson në Zot dhe atdhe të largohet dhe lërë të qetë shqiptarët.

Ndërsa Kryetarja e Lëvizjes se Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka shprehur bindjes se ky forum ashtu si deri me sot, edhe ne te ardhmen, do te jete zëri i fuqishëm i te gjitha grave dhe vajzave te Shqipërisë, pavarësisht preferencave partiake, pasi te gjitha kane te njëjtat halle e shqetësime nga keq qeverisja e vendit:

Punimet e Konventës Kombëtare te Lëvizjes se Gruas për Integrim, u zhvilluan vetëm pak jave pasi Konventës Kombëtare te Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila miratoi platformën e kësaj force politike ne opozite duke pasur si prioritetin themelor interesat e qytetareve shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here