Ambasadorët e Çekisë në gjithë Ballkanin, konferencë në Tiranë, takojnë ministrin Bushati

0
814

Ambasadorët e Republikës Çeke në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të Sllovenisë dhe Kroacisë, po mbajnë Konferencën e parë Rajonale në Tiranë më 22-24 nëntor 2017. Tirana u përzgjodh si vendi ku do të mbahet konferenca për shkak të rëndësisë së saj në rritje në rajon.

Në kuadër të konferencës, Ambasadorët u pritën nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati, me të cilin ata diskutuan në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadorët gjithashtu vizituan Zyrën e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe biseduan në lidhje me të ardhmen e tij me Gjergj Murra, Drejtorin e Fondit.

Republika Çeke mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së, por kriteret dhe kërkesat duhet të përmbushen vendet aspirante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here