Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Skifterat në veprim, shikoni videon

Skifterat në veprim, shikoni videon

0
1183

Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 11 shtetas shqiptarë si anëtarë të një bande grabitësish.

Ndaj 10 prej tyre është ekzekutuar urdhëri i arrestimit me burg, ndërsa vetëm ndaj njërit urdhëri i arrestit shtëpiak.

Të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 47 vjec, banues në Milano, Bergamo e Novara.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal me qëllim grabitje.

Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se kjo bandë ka kryer disa grabitje banesash e dyqanesh në territorin e provincës së Milanos dhe të Pavias.

Videoja e publikuar nga policia italiane tregon njw moment si grabitwsit hyjnw nw njw objekt pwr tw grabitur.  Me njw objekt si darw tw madhe ata arrijnw tw presin hekurat mw pas hyjnw brenda. Pamjet janw filmuar nga kamerat e sigurisw tw atij objekti.

Objekte e vjedhura janë gjetur të fshehura në 3 garazhde në zotërim të anëtarëve të bandës.

Grabitësit vepronin zakonsiht në orët e vona të natës. Lëviznin me makina lluksoze për të mos rënën në sy duke epiketaur vilat apo dyqanet që do të grabisnin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here