Zv/ministrja e Mjedisit jep të dhënat e para nga aksioni: Janë pastruar 480 ton mbeturina

0
836

Pas aksionit ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’ që nis dje, i shtrirë në të gjithë territorin e vendit, dalin të dhënat e para. Në një komunikim për mediat nga Diga e Liqenit në Tiranë, Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi pohoi se deri me tani kësaj nisme i janë bashkuar 100 mijë vullnetarë, ndërsa vetëm dje u pastruan 480 ton mbeturina.

Mes të tjerash ajo bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme, ndërsa shtoi që kushdo që sheh mbeturina, të bëjë denoncimin e tij në portalin ‘Shqipëria që duam’. Ajo tha se aksioni në të gjithë vendin do të vazhdojë për 6 muaj me radhë.

“100 mijë vullnetarë, kemi pastruar 480 ton mbeturina. Dje 281 mijë vullnetarë. Numri i thasëve janë 61 mijë thasë. Duhet të denonconi të gjithë pikat e nxehta të ndotura në vend, në sajë të portalit ‘Shqipëria që duam’”, tha Çuçi.

Ndërkohë, deri më tani janë lëvizur mbi 170 metra kub dhera, ndërsa këto janë të dhëna paraprake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here