“Mbetjet”, Basha: Rama kërkon t’i lërë dorë të lirë interesave kriminale

0
654

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për çështjen e plehrave dhe mbetjeve. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati tha se Rama po i lë dorë të lirë interesave kriminale, duke u ndalur tek çështja e inceneratorëve.

“Denoncojmë një aferë korruptive dhe kriminale për të cilën PD ka ngritur zërin prej dy vitesh. Sektori i plehrave dhe mbetjeve, është sektori ku Rama do t’i lërë dorë të lirë interesave kriminale. Ndonëse ligji për mbetjet është ndalur nga hyrja në fuqi për shkak të reagimit të qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të tjera, Rama ka vazhduar me projektin shkatërrues për inceneratorët”, tha Basha.

Kreu i PD i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të nisim menjëherë hetimet për rastin, pasi sipas tij, “Shqipëria po kthehet në një kazan plehrash”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here