Pavarësia,historiani Murati: Një shtesë e “Amarcord” të Ramës dhe telegrami për qytetet e Shqipërisë

0
890

Historiani Shaban Murati ka publikuar tekstin e telegramit dërguar qyteteve të Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë.

Reagimi i tij erdhi pas publikimit nga kryeministri Edi Rama një Akt Përfaqësimi, të firmosur nga përfaqësuesit e parisë së Durrësit, që delegonin delegatët për në Kuvendin e Vlorës, duke theksuar se kryeministri publikon edhe firmën dhe emrin e stërgjyshit të kryeministrit, Kristaq Rama.

Shaban Murati: Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Amarcord” në fb publikoi në 27 nëntor 2017 një Akt Përfaqësimi, të firmosur nga përfaqësuesit e parisë së Durrësit, që delegonin delegatët për në Kuvendin e Vlorës, tre nga të cilët janë firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë Akt Përfaqësimi të parisë së Durrësit figuron edhe emri dhe firma e stërgjyshit të kryeministrit, Kristaq Rama.

Për kronologji dhe vërtetësi historike duam të shtojmë se përpara aktit të përfaqësimit, stërgjyshi i kryeministrit ka nënshkruar Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë në Durrës në 26 nëntor 1912, bashkë me firmat e Ismail Qemalit dhe djalit të tij Musa Qemali, të përfaqësuesve të parisë së Durrësit dhe përfaqësuesit e tre konfesioneve fetare. (Eqrem M.Zenelaj,“Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës”,Prishtinë, 2013,fq.325)

Për Shpalljen e Pavarësisë në Durrës njoftohen po atë ditë me telegram shumë qytete të Shqipërisë dhe teksti i telegramit është ky:

“Ju njoftojmë lajmin gazmor se me mirësinë e lartë hyjnore tani e Shpallëm Pavarësinë në emër të kombësisë sonë të shenjtë e në emër të të gjithë Shqipërisë.

Ju bëjmë të ditur se nga memorandumet që kemi hartuar, një kopje ja kemi paraqitur Konsullatës Austriake, tjetrën Konsullatës Frenge e të tretën kopje Konsullatës Austriake së zëvëndëse e Konsullatës së lartë të Italisë”. (“Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj”. Botim i Drejorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të RPSSH, Tiranë, 1963, fq.28.)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here