“Apel per ndihme, institucionet asnje shprese per familjen”

 Aleksander Stafuka dhe bashkeshortja e tij Enkelejda, nje jave pas zjarrit te rene ne banesen ku ishin me qera, sot jane pa asgje. Aty ku mungon dora e shtetit, kerkohet ndihme ne cdo forme tjeter. Ata thone se te vetmet qe u kane ardhur ne ndihme jane vullnetaret, pasi bashkia Shkoder u ka prere shpresat se mund te perfitojne ndonje ndihme. Ne ditet e ftohta te dimrit e ne prag te festave, familja prej 5 anetaresh ka mbetur me syte nga qielli, pasi shprese tjeter nuk po gjejne.

Ka qene nje qytetar i cili u ka ofruar shtepine per 2 muaj, por pas kesaj familja me 5 anetare do te jete ne qiell te hapur. Familja Stafuka kerkon  ndihme, ne cdo lloj menyre, ndersa nga bizneset apo institucionet apelojne qe te ti ndihmojne per te gjetur nje strehez per te jetuar…1 jave me pare per shkak te nje shkendise elektrike, banesa u shkrumbua, duke lene pa asgje bashkeshortet dhe 3 femijet te moshes 10, 6 dhe 2 vjec. Per çudi ne gjithe keto raste te perseritura te familjeve qe u shkrumbohen banesat nga energjia elektrike, OSHEE ka zgjedhur te heshte duke mos marre asnje pergjegjesi, edhe pse do te duhej te ndodhte e kunderta ne nje shtet normal. Madje per shtimin e ketyre rasteve nuk ka asnje analize mbi shkaqet egzakte qe te nxirren mesime per minimizimin e pasojave.

LEAVE A REPLY