Emërohet drejtori i ri i AKBN, Gjiknuri firmos urdhrin për Adrian Bylykun

0
818

Pas largimit në Eljon Semanajt si kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të zenë vendin në krye të Hipotekave, ka ardhur edhe emërimi i ri. Me një urdhër të firmosur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 23.11.2017, me Nr.Prot.218, në krye të AKBN është emëruar Adrian Bylyku. Nga viti 2016 e në vijim ai ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN. Me heret ka kryer detyra të tjera në institucione shtetërore dhe kompani private.

Studimet e larta i kreu në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti “Gjeologji- Miniera” në vitet 1986-1991. Në vitet 1993-1996 ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Bolonjës, në fushën e gjeoteknikës dhe kërkimeve kimike në sektorin e ndërtimit.

Bylyku vjen në krye ne një moment të rëndësishëm për Agjencinë Kombëtre të Burimeve Natyrore. Aktualisht kjo e fundit është ndër institucionet më të rëndësishme që mbikëqyr koncesionet në sektorë të tillë si hidrokarburet, hidrologji si dhe miniera. Po kështu nën përgjegjësinë e tij janë edhe detyra të tjera që lidhen me energjinë nga burimet e rinovueshme si dhe eficenca e energjisë. Aktualisht pritet që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të shtrojë për diskutim modelin e ri mbi të cilin do të lidhen marrveshjet hidrokarbure dhe pjesa që do të marrë shteti nga këto marrëdhënie.

Legjislacioni pritet të ndryshojë edhe në aspektin e detyrave që do të kenë agjencitë e përfshira në sektor përfshi këtu Agjencinë Kombëtare të Burimeve të Natyrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here