Operacioni antidrogë në Breshia/ Kush është shqiptari ‘koka’ e trafikut të kokainës (Emri+Foto)

0
1477

Zbulohet identiteti i shqiptarit që cilësohet nga policia italiane si ‘koka’ e bandës së trafikut në Breshia, që trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Neroid Shuhanin, 38 vjeç, ndërkohë që krahu i tij i djathtë është italiania Daniela Boniotti, 51 vjeç nga Breshia.

Ndërkohë, dje u arrestuan 14 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ku ndër ta janë identifikuar Luan Shuhani, vëllai i drejtuesit Neroid Shuhani, dhe Robert Kasemi, nipi i tij.

Si trafikohej kokaina nga Holanda e Shqipëria
Policia italiane kreu dje një operacion masiv kundër trafikut të drogës në qytetin e Breshias, ku zbatuan 14 urdhër-arreste. Është një organizatë kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleze dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016. Kështu në “rrjetën e peshkut” përfunduan korrierë e tregtarë të drogës. Nga Holanda shkonin drejt Italisë kilogramë kokaine në çdo udhëtim. Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetefonin e makinave. Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here