Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar/Meta: Ju garantoj mbështetje të përhershme

0
807

Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

Në këtë takim, Presidenti Meta ju garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’ju kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, e njohën Presidentin me problematikat e tyre dhe e falenderuan për vëmendjen dhe dialogun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here