Kamioni me 2,5 ton drogë drejt Italisë, arrestohen 2 zyrtarë të policisë dhe 2 doganierë (Emrat)

0
1740

Pas arrestimit të një dite më parë të nënkomisarit në Komisariatin e Fierit, Festim Lelaj në lidhje me trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike nga Durrësi në drejtim të Ankonas, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2017, gjatë ditës së sotme janë ndaluar 4 zyrtarë të tjerë, mes të cilëve 2 efektivë të policisë kufitare dhe 2 doganierë. Të arrestarit janë Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi dhe Mikail Hila.

Njoftimi i Prokurorisë:
Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here