Nis mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar memon që detajon procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm
“Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë” deklaroi kreu i komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja.
Pr/vendimi per prokurorin e perkohshem
Deputeti i PS-se Cuci po lexon pr/vendim për miratimin e një prokurori të përkohshëm.
Maxhoranca prezantoi pr/ vendimin për miratimin e prokurorit të përkohshëm i cili duhet të emërohet brenda afatit 30 ditor.
1- Shpallet publike vendi vakant.
Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që
brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.
3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore.
4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni shqyrton brenda dy ditësh kritetet e ofruara të kandidatëve
dhe harton raportin për kuvendin